Kanë mjaftuar pak reshje intensive shiu që qyteti i Durrësit të zgjohet mëngjesin e kësaj të marte nën pushtetin e ujit.

Përmbytjet janë bërë tashmë të zakonshme dhe prej vitesh shoqërojnë qytetin bregdetar ndërsa situata më problematike është paraqitur te kryqëzimi pranë stadiumit “Niko Dovana”, në rrethrrotullimin te Stacioni i Trenit dhe në zonën e Shkozetit.

Pamjet janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës, ndërsa me ndalimin e reshjeve situata është normalizuar.