Pas mbarimit të fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, është përshkallëzuar situata nga protesta pasi protestuesit kanë hedhur molotovë drejt kryeministrisë.
Mbi dhjetëra molotovë ndezën hapësirën përpara kryeministrisë, e po ashtu protestuesit filluan përplasjen trup më trup me policinë. Megjithatë, situata u menaxhua nga efektivët e policisë, të cilët shuan zjarrin dhe situata u qetësua. Shumica e protestuesve u larguan nga sheshi, teksa një pjesë vijojnë qëndrojnë para godinës. Ndërkohë, policia ka hequr dhe korridorin e sigurisë.



