Ky është momenti kur 24-vjeçari që ndërroi jetë në aksidentin tragjik në mbikalimin e Novoselës “fluturon” me makinë dhe del nga rruga. Aksidenti rezultoi fatal për të riun, banues në Fier, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Në pamje shihet teksa i riu lëviz me një shpejtësi të madhe, mbi 200 km në orë, dhe makina “fluturon” në ajër duke dalë jashtë rruge.
Policia bëri me dije se ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 03:00, në vendin e njohur si mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor në drejtim të fshatit Akërni.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 03:00, në vendin e quajtur mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor në drejtim të fshatit Akërni, automjeti me drejtues shtetasin A. H., 24 vjeç, banues në Fier, është përfshirë në një aksident rrugor.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit A. H ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

