Vijon me tensione dhe dhunë protesta e opozitës në Tiranë, teksa militantët kanë tentuar të zhvendosen para Kuvendit.
Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, ndërsa pati edhe përplasje fizike. Policia u kundërpërgjigj me ujë, ndërsa protestuesit nuk kanë mundur të shkojnë pranë Kuvendit.
Ndryshe nga protestat e tjera, duket se Policia pas udhëzimeve të kryepolicit të ri Skënder Hita, ka ndryshuar strategji dhe ndërhyri menjëherë për shpërndarjen e grupit të zjarrit, duke përdorur spraj lotsjellës dhe ujë. .
