Protestuesit kanë nisur marshimin në ditën e 71-të pas fjalimive të mbajtura para kryeministrisë. Sot, marshimi u zhvillua përpara ambasadës serbe dhe asaj ukrainase. Gjatë marshimit, protestuesit janë dëgjuar duke thirrur: “UÇK! UÇK! UÇK!”.
Këto thirrje vijnë një ditë pas takimit të Presidentit Zelensky me Vuçiçin, ku u shpreh se Ukraina vazhdon të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur.
