Një grup i protestuesve, përfaqësues të Mundësia, ka shpërthyer në thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar vënien në vend të drejtësisë.
Ata u dëgjuan duke brohoritur “Burg, burg. Duam drejtësi!” lidhur me çështjen e zv.kryeministres Belinda balluku, duke shprehur pakënaqësi lidhur me zhvillimet e kësaj çështjeje.
Policia e Shtetit ka krijuar një perimetrin të sigurisë para Kryesisë së Kuvendit, ku po mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për autorizimin e arrestimit të Ballukut.
Protesta e organizuar po zhvillohet paralelisht me diskutimet mbi çështjen, ndërsa autoritetet janë të angazhuara për të ruajtur rendin dhe sigurinë në zonën përreth Kuvendit.
Në praninë e deputetit të Mundësia, Erald Kapri, Shehaj është përplasur me punonjësit e sigurisë, ndërsa ka kërkuar të hyjë në mbledhje. “Skandal, pse më shtyn?” ka thënë Shehaj, i cili është përfshirë në një debat të ashpër me sigurinë.
Agron Shehaj ka shprehur dyshime se PS dhe PD janë përfshirë në pazare brenda mbledhjes, duke hedhur akuza për marrëveshje politike pas dyshimeve të ngarkuara për çështjen e Ballukut.
