Pak para nisjes së protestës së opozitës, u regjistruan tensionet e para para godinës së Kryeministrisë.
Sipas pamjeve nga terreni, policia ka marrë pozicion përgjatë perimetrit të institucionit, ndërsa janë vendosur edhe barriera metalike për të kontrolluar lëvizjen e protestuesve.
Në këtë situatë, një prej protestuesve është përplasur me gardhin metalik të vendosur përreth godinës, duke shkaktuar momente tensioni me efektivët e rendit.
Ndërkohë, numri i protestuesve po shtohet gradualisht dhe masat e sigurisë janë përforcuar.
