Qytetarët në Durrës janë kundër rritjes së çmimeve ndërsa disa prej tyre mbajnë në dorë pankartën “protesto edhe ti për rritjen e pagave dhe pensioneve”. Në protestë ka prani të shtuar forcash policore që janë për të parandaluar çdo bllokim rruge. Protestës i bashkohet dhe Konfederata e Sindikatave.

Protestuesit po lëvizin drejt Urës së Dajlanit që lidh qytetin e Durrësit me autostradën, ndërsa një pjesë po përpiqen të bllokojnë qarkullimin edhe në rrugën paralel me rrethimin e portit. Qytetarët kanë bërë thirrje që të mos ndërhyjë policia, të cilët kanë bërë edhe shoqërime. Ndërsa protestuesit kanë arritur të çajnë kordonin e policisë, të tjera forca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të ruajtur gardhin e policisë.

Pamjet nga Durrësi Lajm