Janë publikuar pamjet e atentatit që ndodhi mbrëmjen e 19 nëntorit ku mbeti i vrarë 28-vjeçarit Klaudio Prendi. I riu sapo kishte dalë nga një lokal i zonës ku kishte qenë i shoqëruar nga disa miq dhe 2 efektivë të Policisë së Shtetit.

Në pamjet e publikuara duket 28-vjeçari duke hipur në makinën e tij tip “G Class”, parkuar pranë stacionit të autobusit, një mjet tip “Audi” i bardhë i është afruar paralel dhe ka qëlluar 7 herë ndaj tij. Dyshohet se autori, i cili ka qenë në makinë me 2 persona të tjerë, ka përdorur armë me silenciator pasi të shtënat nuk janë dëgjuar. 

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Sapo kanë parë ngjarjen e rëndë, shokët e 28-vjeçarit kanë dalë me vrap nga lokali për t’i ardhur në ndihmë të riut, ata e hipën në makinë Klaudio Prendin dhe u nisën drejt Spitalit të Traumës, por i riu nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Pas atentatit autorët janë larguar në drejtim të Farkës ku kanë djegur mjetin, targat e të cilit rezultonin të mbivendosura greke.

Klaudio Prendi sapo ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Ka dyshime se shkak për ngjarjen e rëndë mund të jenë bërë konfliktet ku i riu ishte i përfshirë, por nuk përjashtohet edhe puna e babait.