Janë publikuar pamjet ku deputeti demokrat Xhelal Mziu dhe nipi i tij dyshohet se kanë goditur me grushte një shtetas në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren, në Bulqizë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur pas një takimi elektoral, ditën e djeshme. Policia e Bulqizës ka referuar materialet në SPAK për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

33-vjeçari që u dhunua është Kalosh Murra, punonjës i bashkisë në sektorin e ndarjes së ndihmës sociale.