Policia e Shtetit ka publikuar të tjera pamje, nga momenti i arrestimit të Ragip Gilës, autori i masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër.

Siç shihet, Gila ka tentuar që t’i fshihet policisë, duke u futur në një shkurre në lumin Kir. Por ai u rrethua nga efektivët dhe në fund u dorëzua duke pranuar dhe autorësinë e krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm, teksa Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës. Në këtë moment, Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri.