Ky është momenti kur policia e Tiranës arreston në flagrancë 58-vjeçarin Bardhyl Fusha, i cili sapo kishte dalë nga banka me paratë që kishte arritur të merrte. Ai është dorëzuar sapo policia i ka bërë thirrje, duke hedhur armën e zjarrit dhe çantën me para. Pamjet janë siguruara nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat.

Fusha hyri i armatosur në ambientet e bankës së nivelit të dytë dhe qëlloi në ajër për të trembur punonjësit. Pas sinjalizimit të bërë nga punonjësit e bankës, ka mbërritur patrulla e policisë e komisariatit numër dy, duke e arrestuar në flagrancë dhe sekuestruar armën kallashnikov.