Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë në Kryesinë e Kuvendit deputetët e grupit parlamentar të PS. Mbledhja ka filluar në orën 10:00 ndërsa në qendër të diskutimeve janë zhvillimet e fundit politike në vend.

Në mbledhjen e grupit të PS është rikthyer edhe zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila shfaqet për herë të parë publikisht që pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë.