Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Dritan Goxhajn, i cili lexoi deklaratën me disa kërkesa në protestën para Kryeministrisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar video ku disa persona lexojnë dokumentin ku pretendohet Dritan Goxhaj është vetëshpallur si luftëtar i UÇK dhe se nuk ka luftuar asnjë ditë në Kosovë.

“Dje “Komandant” me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?”, shkruan Rama.