Kryeministri Edi Rama ndodhet sërish pasditen e sotme në ambientet e bashkisë së Tiranës.

Pas takimit urgjent që zhvilloi në orët e para të ditës me nënkryetarin e bashkisë, Rama duket se është kthyer sërish aty. Në takimin me kryeministrin Edi Rama kanë qenë 5 nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, Keti Luarasi dhe Anuela Ristani, Frida Pashako dhe Jonida Halili.

Nuk dihen ende detaje nga diskutimi që ka ndodhur, ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë me urdhër të SPAK, Erion Veliaj është vënë në masën e sigurisë “Arrest me burg”, teksa mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa rëndon masa e sigurisë “Arrest ne shtëpi”.

Më herët në një reagim mbi ngjarjen, Rama deklaroi se po e ndjek me vëmendje çështjen e kryebashkiakut dhe se Partia Socialiste do të mbajë një qëndrim të drejtë.