Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi në Bruksel.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se me Varhelyin kanë diskutuar planin e mbështetjes financiare dhe rritjes ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Postimi i Plotë:
Bruksel – Me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, diskutuam gjerë e gjatë për planin e ri të mbështetjes financiare dhe rritjes ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor