Pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare, kryeministri dhe njëherazi kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka publikuar një postim ironizues ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke risjellë në vëmendje deklaratat e tij të vazhdueshme për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, sa herë që Partia Demokratike ka dalë humbëse.

Në postimin e bërë këtë mëngjes në Facebook, Rama ka shpërndarë një kolazh me fragmente nga deklaratat e Berishës gjatë viteve të fundit, duke i cilësuar si refrene të përsëritura të mospranimit të realitetit elektoral.

Ai ka shoqëruar postimin me dy ikona një buf dhe një maskë klouni për të theksuar ironinë ndaj sjelljes politike të liderit historik të PD-së.