Një ditë pas përfundimit të takimeve me strukturat e PS dhe qeverinë në Pogradec, kryeministri Edi Rama ka postuar një përmbledhje qëndrimesh nga ana e socialistëve dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Rama e konsideron një reflektim të domosdoshëm ndryshimin e qasjes në qeverisje, ndërsa thotë se ‘fiksimi’ i çdo socialisti duhet të jetë shqetësimi i qytetarëve. Kryeministri Rama kërkon që ministrat të mbajnë nën vëzhgim çdo muaj punën e drejtorive që kanë në varësi.

“Fiksimi jonë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari, prandaj drejtuesit politikë duhet t’iu japim fuqi që ta ndjekin territorin aty dhe ministrave do t’u duhet t’iu japim detyrimin që çdo muaj të ndjekin vetë personalisht të gjithë drejtoritë. Nëse është një grup deputetësh që fokusohen bashkë dhe i marrin në analizë bashkë, atëherë ndryshojnë gjërat”-, thotë Edi Rama.