Është rënduar situata e reshjeve të dendura të dëborës shoqëruar me stuhi të fortë.

Korrespondenti i Top Channel, Dëfrim Karaj bën me dije se janë bllokuar njësitë administrative të bashkisë Bulqizë. Bllokime të herë pas hershme vijonë edhe në aksin nacional Bulqizë-Peshkopi, Bulqizë-Tiranë për shkak të reshjeve dhe stuhisë së fortë. Policia bën thirrje drejtueseve të automjete të mos lëvizin gjatë natës, pasi situata është shumë e rënduar.

Aktualisht trashësia e dëborës në qytet ka arritur 30 centimetra, ndërsa në njësitë administrative vijon nga 40 centimetra deri në 70 centimetra në zonat e thella.