Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka denoncuar sërish gjendjen problematike në spitalin e Lushnjes.

Pas denoncimit publik në parlament për ushqimin në këtë spital, Korreshi ka vëzhguar nga afër situatën në spital duke pasqyruar të gjitha problematikat. Fillimisht është futur në kuzhinën e spitalit të Lushnjes, që sipas tij nuk mund të cilësohet një ambient ku gatuhet ushqim.

“A është kuzhinë apo hale ??? Përgjigjen le ta japin patronazhistët“-, shkruan Korreshi në denoncimin e tij.