Më poshtë është një pasqyrim i qartë i punës së trajtimit të mbetjeve në Inceneratorin e Tiranës. 

Ky është vengrumbullimi i mbetjeve ku punohet me kapacitet të lartë me kamionë, skavatorë dhe të gjitha facilitetet e nevojshme. 

Pas inspektimit të inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit, sot u inspektua nga Komisioni Hetimor impianti i qarkut të Tiranës.

Edhe në impiantin e Tiranës pati diskutime mes dy palëve. Anëtarët e komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët kanë qenë sot në inceneratorin e Tiranës ku kanë zhvilluar një takim me një nga përfaqësuesit e impiantit të mbetjeve dhe një debat me personin që ka dhënë shpjegime për pyetjet e deputetëve.