Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili akuzohet për grabitjen e një automjeti dhe një motomjeti.
Në kuadër të operacionit të koduar “Karrotreci” është vënë në pranga shtetasi Eduard Bardho, banues në Tiranë, si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi F. S., 36 vjeç, banues në Tiranë.
“Eduard Bardho dyshohet se është autor i dy vjedhjeve të ndodhura gjatë javës së fundit, konkretisht më datë 27.04.2023, në rrugën “Hoxha Tahsim”, dyshohet se ka vjedhur me një karrotrec, automjetin e shtetases T. N., ndërsa më datë 03.05.2023, në rrugën “28 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e shtetasit A. H., të cilin më pas ia ka shitur shtetasit F. S.” – thuhet në njoftimin e bluve të kryeqytetit.
Policia ka sekuestruar automjet dhe motovjetin e vjedhur, si dhe një aparat celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Në videon e mëposhtme është momenti kur autorët grabitin automjetin tip “ML”.