Një banesë është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar tërësisht, pasditen e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, por edhe pse forcat zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje, gjithçka brenda shtëpisë u dogj plotësisht për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit. Shkaku i dyshuar i ngjarjes paraprakisht llogaritet të jetë një shkëndijë elektrike. Sidoqoftë, autoritetet kompetente po kryejnë hetimet përkatëse për të zbardhur plotësisht shkakun e rënies së flakëve.