Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një makinë është përfshirë nga flakët.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë rrugës që lidh rreth rrotullimin e Saukut me Unazën e Re, teksa nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet automjeti i shkrumbuar. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse që kanë mundur të shuajnë flakët, teksa deri më tani nuk ka informacion nëse ka të lënduar.

Në vijim priten informacione të mëtejshme mbi ngjajren/ Top Channel