Me nisjen e muajit dhjetor, zyrtarisht jemi në atmosferën e festave të fundvitit dhe të gjithë qytetet e Shqipërisë kanë ndezur sot dritat festive. Duke nisur që nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, e më pas në çdo qytet të vendit, u ndezën dritat e pemës mes muzikës dhe atmosferës së gëzueshme.
Në kryeqytet, ndezja e dritave u shoqërua dhe nga zërat e qindra fëmijëve dhe të rinjve nga kori i shkollave, artistët e vegjël dhe grupet e baletit. Sheshi Skënderbej dhe jo vetëm dominohet nga zbukurimet dhe pema simbolike në pritje të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Të pranishëm në shesh janë qindra qytetarë të cilët shijuan këtë moment magjik.
Edhe në Durrës Shijak, Elbasan e Fier dritat u ndezën nën ritmin e muzikës festive dhe këngëve të interpretuara nga fëmijët.




