Tensionet dhe përplasjet kanë “pushtuar” sot sallën e Kuvendit, ku u zhvillua një ndër seancat më të shkurtra.
Edhe pse ishte parashikuar të ishte një seancë maratonë, programi qeverisës u miratua vetëm me votat e PS dhe gjithçka u mbyll për 25 minuta. Gjatë kësaj, kohe opozita vendosi protestoi, duke hedhur rregulloren e Kuvendit drejt foltores dhe vendit ku ulen ministrat dhe Rama.
Ky është dhe momenti kur Gazment Bardhi hedh letrat drejt Ramës, e po ashtu shishe uji, ndërsa efektivët tentojnë ta bllokojnë. Në këtë moment ka ndërhyrë vetë Rama, që u ka thënë efektivëve: “Lërini”.