Një rast i pazakontë ka ndodhur sot në Shkodër, e që në fakt duhet të shërbejë si shembull për të gjithë.

Mësohet se një qytetar ka hedhur qeset e zeza të mbeturinave jashtë koshave, teksa largësia prej tyre ishte vetëm pak centimetra. Policia bashkiake e Shkodrës ka reaguar menjëherë duke e kthyer pas qytetarin në mënyrë që t’i hedhë mbeturinat në brendësi të koshit.

Rastin e ka bërë publik kryebashkiaku Benet Beci, i cili ka përgëzuar dhe vendimin e policisë bashkiake.