Në kulmin e sezonit, një nga perlat e turizmit në Shqipëri nuk ka ujë. Bëhet fjalë për Shëngjinin dhe “Ranën e Hedhun”, të cilat po furnizohen me autobotë.
Siç mund të shihni edhe nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga Gazeta SHQIP në rrugët e qytezës bregdetare shihen autobotë me ujë, duke krijuar një imazh të shëmtuar për turizmin në vend tonë.
Situata më problematike është në “Ranën e hedhun”. Punonjësit e botit konfirmojnë që po i jepet prioritet furnizimit me ujë te resortet atje.
Nga autoritetet nuk ka informacion lidhur me ndonjë avari, por skena të tilla në vitin 2021, ndërsa Shqipëria pretendon të kthehet në një prej destinacioneve më të preferuara në Europë, janë të papranueshme./Gazeta SHQIP