Partia Socialiste do të zhvillojë takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë, te Parkun Olimpik.

Siç shihet edhe në pamje gjithçka duket gati dhe socialistët ia kanë marrë valles. Në pamje shihen socialistët me kostume popullore tradicionale dhe mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë, PS-së dhe të BE-së.

Gjithashtu pak më herët kryeministri ka ndarë një postim në rrjetet sociale pas orë para mbylljes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Rama shprehet se tashmë mbërritën orët e fundit të këtij rrugëtimi. Ai thotë se në 19:30 Tirana do i japë mesazhin e fundit të gjithë Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo ku ndodhen.

Rama shton se ka patur një lëvizje domethënëse ditët e fundit nga ana e atyre që kishin mbetur ende pa i dërguar zarfet. Ai thekson se është shumë kurioz të shoh vendimin dhe ndikimin e diasporës.