Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali është rikthyer në Kuvend, pas “përplasjeve” të fundit me Partinë Socialiste. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, ajo u shpreh se puna për draftin për Shqipërinë e re po vijon. Spiropali theksoi se mbetet pjesë e Partisë Socialiste, ndërsa u shpreh se fokusi kryesor është puna për të ardhmen e vendit.
“Jemi duke punuar. E rëndësishme është ajo që do të bëjmë për Shqipërinë. Unë jam në Partinë Socialiste, kam qenë dhe do të jem. Në PS duhet të jenë të gjithë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë; e kanë bërë këtë historikisht dhe po e bëjnë edhe sot”, deklaroi Spiropali.
