Puna për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit duket se po shkon drejt përfundimit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ambientet e brendshme, ku ishte për një inspektim me ministren Manastirliu.

Kreu i qeverisë zbuloi edhe objektivin e ri të qeverisë, ndërtimi e një spitali të tillë në Shkodër, që do i shërbejë gjithë Veriut.

“Në Kantierin e Spitalit Rajonal Memorial, ku ka marrë formën e saj më të bukur një ëndërr e vjetër e banorëve të krejt kësaj treve, për të pasur një spital dinjitoz, që sot është pak minuta larg Fierit e për pak ditë, gati t’i shërbejë krejt Jugut të Shqipërisë me standardet më të larta

Objektivi i ri: Një spital i ri rajonal i po këtyre standardeve në Shkodër, për krejt Veriun”, tha Rama.