Momente tensioni janë regjistruar jashtë Dhomave të Specializuara në Hagë, menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Vendimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit shkaktoi reagime mes mbështetësve të tyre të mbledhur pranë godinës së gjykatës. Katër ish-krerët e UÇK-së morën dënime që, të mbledhura së bashku, arrijnë në 81 vite burg.
Pas përfundimit të seancës, situata jashtë ambienteve të gjykatës u tensionua dhe pati përplasje mes disa prej të pranishmëve dhe efektivëve të policisë holandeze.
Pamjet e publikuara nga fotografi holandez Bob van Keulen tregojnë një numër të madh njerëzish të grumbulluar në zonë, ndërsa në një moment disa persona konfrontohen me forcat e rendit.
Policia ndërhyri për të vënë situatën nën kontroll dhe nisi shoqërimin e disa prej personave të përfshirë në incident.
Në të njëjtën kohë, në pamje shihen edhe pjesëmarrës të tjerë që ndërhyjnë mes turmës, duke u përpjekur të ulin tensionet dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Incidentet ndodhën pas shpalljes së vendimit të shkallës së parë ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, një aktgjykim që u prit me pakënaqësi nga shumë prej mbështetësve të tyre të mbledhur në Hagë.
Andere Romeo’s trokken zich terug.
— Bob van Keulen (@BobHGL) September 16, 2026
Vandaag wordt bij de Kosovo Specialist Chambers in Den Haag het vonnis uitgesproken in de zaak tegen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi en Jakup Krasniqi. Dat zijn de vier voormalige leiders van het Bevrijdingsleger van Kosovo.
De… pic.twitter.com/FJ0mDOSxP6
