Këto pamje të kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë një të mitur që është kthyer në tmerrin e bizneseve, sidomos në zonën e ‘Myslym Shyrit’ në kryeqytet.

I riu, që duket qartë “sypatrembur”, hyn në biznese i pamaskuar, pa kapuç apo ndonjë mjet tjetër për të fshehur identitetin, duke qenë i vetëdijshëm se ambientet janë të pajisura me kamera sigurie. Ai hap derën, grabit para nga kasa dhe largohet me shpejtësi. Top Channel mëson se i mituri në fjalë është arrestuar për veprën penale të vjedhjes, por është liruar për shkak të moshës së mitur.

Por çfarë duhet të ndodhë me këtë lloj kontingjenti, të mitur të cilët, ndonëse në moshë të mitur, kryejnë vepra penale, arrestohen dhe lirohen për shkak të moshës, duke u kthyer shumë shpejt në rrugë për të grabitur sërish, pa ndjerë asnjë pasojë reale ligjore?/ Top Channel