Avokati i njohur Kujtim Cakrani ka postuar një video në faqen e tij në facebook ku shikohet një ndërhyrje e policisë së Kuçovës për të ndaluar një burrë që ka suvatuar shtëpinë e tij.

Edhe pse klithmat e fëmijës janë drithëruese policët nuk ndalen dhe e tërheqin zvarrë të moshuarin në sy të familjarëve te tij dhe të fëmijës që bërtiste, “mos o xhaxhi polic”.

Postimi i avokatit:

Më thoni nëse ndonjë pushtues që ka ardhur në këto anë është sjell kështu me shqiptarët?

Policët e Shtetit i ka shkuar në banesë qytetarit pa vendim gjykate dhe kërkojnë ta rrëmbejnë në sy të fëmijëve, bashkëshortes dhe komshijëve.