Duket se ajo që u cilësua si “gafë” e presidentit amerikan Donald Trump, nuk është aspak e tillë, por një deklaratë për të cilën ai është më se i bindur.
Për të tretën herë, Trump ka deklaruar plot me vetbesim se ka ndaluar luftën mes Azerbjxhanit dhe Shqipërisë. Kështu, pas dy deklaratave të mëparshme në Zyrën Ovale, këtë herë e njëjta gjë u tha gjatë konferencës së djeshme mes Trump dhe kryeministrit britanik Starmer.
Të gjithë e dinë se nuk ka pasur një luftë të tillë dhe bëhet fjalë për konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Por duket se vetëm Trump nuk e di këtë gjë dhe vazhdon të përmendë Shqipërinë.
“Ju e keni parë Aber…baijan, ishte një luftë shumë e madhe dhe vazhdonte për 34, 35 vite, me Shqipërinë. Mendoni për këtë. Nuk do të zgjidhej kurrë. Nëse ju kujtohet, kryeministri dhe presidentët, ata ishin aty prej shumë vitesh. Ata thanë – kur ishin në zyrën time, ne e zgjidhëm. Dhe ata filluan secili nga njëra anë e Zyrës Ovale. Ka qenë shumë larg. Nuk e dija që mund të ishe kaq larg. Dhe ndërsa qëndruam bashkë për një orë, ata po afroheshin, afroheshin gjithnjë e më shumë. Dhe kur mbaruam, të gjithë u përqafuam”– tha ai.