Një makinë është përfshirë nga flakët në zonën e ish-kompleksit Dinamo.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihen shtëllunga të mëdha tymi të zi që ngrihen në ajër si pasojë e djegies së mjetit.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga incidenti, sakaq dëmet materiale shihen të konsiderueshme./ Top Channel