Ata vuajtën bashkë, ata u rritën bashkë në kampet e Sirisë ndërsa sot motër e vëlla janë bashkë në Shqipëri.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka siguruar këtë video, kur Eva ka mbërritur në shtëpi e takohet pas 12 vitesh me të ëmën Mide Dumanin. Një moment prekës e plot lot gëzimi prej nënës e të bijës, pak momente më pas takimi me Endrin i kthyer nga Siria 6 vite më parë.
Një dramë e vërtetë 12 vjeçare për Mide Dumanin, të cilës bashkëshorti Shkëlzeni ia mori fëmijët duke i çuar në Siri.




