Një grup protestuesish të mbledhur para Komisariatit nr. 4 janë përplasur fizikisht me shoferin dhe faturinon e një autobusi që po kalonte në zonë. Siç shihet në pamjet, protestuesit kanë sulmuar mjetin e linjës së Tufinës duke e qëlluar me shishe uji dhe sende të forta. Mësohet se, incidenti ka ndodhur gjatë kohës që turma po kërkonte lirimin e të shoqëruarve nga protesta para Parlamentit.
Përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë u regjisruan paraditen e sotme përpara Parlamentit, teksa deputetët do të mblidhen në seancën e radhës parlamentare. Gjatë përplasjeve mbetën të plagosur 7 efektivë policie, pasi protestuesit qëlluan me gurë. Nga ana tjetër 5 qytetarë kanë marrë lëndime nga gazi lotsjellës e spray i hedhur nga policia. Po ashtu, policia ka shoqëruar 18 persona të cilët sulmuan me vezë makinat e deputetëve para parlamentit.
