Erion Veliaj ka lënë ambientet e GJKKO pas masës së dhënë ndaj tij ‘arrest me burg’. Ai është marrë me furgonin e policisë për t’u dërguar në ambientet e paraburgimit të Durrësit.

Në momentin që automjeti ka kaluar përballë GJKKO, të grumbulluar prej orësh kanë qenë aty mbështetës të Veliajt, të cilët e kanë përcjellë me duartrokitje dhe fishkëllima.

Sipas SPAK, Erion Veliaj akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.