Prej 4 ditësh qytetarët e Vlorës nuk po furnizohen me ujë për shkak të një defekti në tubin kryesor që furnizon depot e qytetit. Në këto pamje mund të shihni momentin kur shpërthen tubacioni, pas provës së parë për rregullimin e defektit.

Ndonëse punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve kishin ndërhyrë për të rregulluar tubin që të rikthehej furnizimi me ujë, për shkak të presionit të lartë tubacioni shpërtheu sërish dhe në pamje shihet momenti kur uji plas si shatërvan.