Ky është momenti kur policia ka arrestuar Florion Dalladaku, 45-vjeçarin që vrau nënën dhe plagosi të atin me sqepar, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Zhymë të Lushnjes. 45-vjeçari është kapur nga Policia në Fier, teksa dyshohet se po tentonte të largohej me një automjet Ford ngjyrë blu.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:20, në banesën e familjes, ku Dalladaku ka goditur me sqepar nënën e tij, Fanije Dalladaku. E moshuara ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. 45-vjeçari ka qëlluar edhe të atin, 77-vjeçarin Hasan Dalladaku, i cili ndodhet në gjendje kritike në spital. Paraprakisht dyshohet se Dalladaku vuan nga probleme të shëndetit mendo dhe gjendja e tij mund të jetë bërë shkak për krimin. Nga hetimet dyshohet se Florion Dalladaku është konfliktuar fillimisht me vëllain e tij, i cili ishte kthyer prej pak ditësh nga Italia, ku jeton si emigrant.
