Mediat greke kanë publikuar pamje nga vendngjarja ku mbeti i vrarë një shqiptar.

Fillimisht u raportua për dy viktima, mbetur babë e bir, por informacionet e fundit flasin se njëri është në gjendje të rëndë.

Mësohet se të plagosur janë edhe një punonjës i lokalit dhe një tjetër person.

“Protothema” ka publikuar nga vendi i ngjarjes, ku duket në një moment edhe trupi i shtrirë në tokë i një prej viktimave.