Pas incidentit të dhunshëm në Ostren të Bulqizës, drejtuesi politik i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu, i cili kandidon edhe për deputet në këtë qark, është shfaqur mbi kalë.

Me dy gishtat lart, Mziu shprehet se me kalë po shkon derë më derë për të kërkuar votën.

“Në kërkim të çdo vote, derë më derë si në kohën e Skënderbeut”, shkruan ai.

Kujtojmë se Xhelal Mziu së bashku me nipin e tij kanë dhunuar një 33-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pas një takimi elektoral të zhvilluar nga “Partia Demokratike” në fshatin Ostren, ku Mziu dhe nipi i tij dyshohet se kanë goditur me grushte 33-vjeçarin Kalosh Murra, punonjës i njësisë administrative Ostren.