Pesë persona kanë rënë në pranga ditë ne sotme në Tiranë, pas zbulimit të një magazine ku fshihej lëndë narkotike.

Mësohet se të arrestuarit janë Xhoi Zina, Redion Kuqi, Erdi Gjiriti, Ardit Citaku dhe e reja A. Koçi. Magazina është gjetur në rrugën “Myslym Keta” të kryeqytetit, dhe aktiviteti i përpunimit të drogës për t’u shitur maskohej me prodhimi ne paletave të drurit.

Policia ka gjetur 9 kg kanabis dhe një armë zjarri pistoletë të fshehur brenda një valixheje në këtë magazinë. Nga hetimet, dyshohet se droga është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga Xhoi Zina në bashkëpunim me të renë A.Koçi.

Njoftimi i policisë:

Zbulohet një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza në Tiranë.

Gjatë operacionit të koduar “Warehouse”, u arrestuan pesë persona. Policia sekuestroi 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xh. Z., në bashkëpunim me shtetasen A. K.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit A. C. dhe E. Gj. Gjatë kontrollit fizik, shtetasi E. Gj. iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. Z., u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.

Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale’, thuhet në njoftimin e policisë.