Zbulohet një tjetër ‘shtëpi bari’ në Malësi të Madhe, pas një aksioni nga policia.
Mësohet se është arrestuar 35-vjeçari Kole Narkaj dhe është shpallur në kërkim një person tjetër. Po ashtu janë ndaluar dhe 4 punonjës të OSHEE-së si dhe procedohet penalisht edhe 1 punonjës tjetër, për shpërdorim detyre.
Policia ka sekuestruar 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre.



