Protesta e opozitës janë zhvendosur nga kryeministria drejt institucioneve të tjera, pas përshkallëzimit të situatës me molotov, fishekzjarrë dhe ujë që u hodh nga policia.
Protestuesit u ndalën para ministrisë së Infrastrukturës, ku edhe aty u hodhën bomba molotov dhe fishekzjarrë, teska pika e radhës e ndalimit pritet të jetë bashkia e Tiranës. Edhe këtu policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit. Më herët protestuesit u orientuan që të ndiqnin flamujt.
Sot nuk pati fjalime nga anëtarë dhe figura të PD, teksa Sali Berisha dhe deputetët u larguan menjëherë pas përshkallëzimit të situatës.


