Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e kësaj të hëne fshatin Llakatund, të Vlorës.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi të madhe tëksa era e favorizon më shumë përhapjen e zjarrit ne ambjentet përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë automjete të shërbimit të zjarrëfikëses me qëllim kontrollin dhe shuarjen e flakëve. Ato po punojnë për të vendosur situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.
