Një vatër aktive zjarri është regjistruar pak momente më parë në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. Mësohet se zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre dhe barishte në bllokun e banimit, ndërkohë që raportohet se po përhapet me shpejtësi. Zjarrfikësit e Vlorës kanë nisur ndërhyrjen, pasi rreziku është edhe për banesat aty pranë.