Një zjarr ka rënë pasditen e së hënës në zonën e quajtur Qafa e Butrintit, duke përfshirë një pjesë të gjelbëruar të Parkut Kombëtar.
Për shkak të erës që fryn në zonë, ekziston rreziku që flakët të përhapen më tej në brendësi të parkut.
Shërbimi zjarrfikës ndodhet në terren dhe po punon për vënien nën kontroll të flakëve, teksa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. Nga pamjet e siguruara, vihet re se flakët janë të përmasave të mëdha dhe terreni është i vështirë.