Që prej orëve të para të mëngjesit, avioni kroat “Canadair” ka nisur të veprojë për izolimin e vatrës së zjarrit në Synej të Rrogozhinës.
Vatra e zjarrit është aktive që prej ditës së djeshme, ndërsa flakët janë përhapur gjatë natës nga era e fortë. Operacioni për shuarjen e flakëve ka rinisur paraditen e sotme.
Ndërkohë, dy helikopterët “Black Hawk” të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës për t’u angazhuar në operacionet për fikjen e zjarreve në vend. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjenerallejtant Arben Kingji, priti në bazë ekuipazhet dhe stafin, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë me forcat tona për të përballuar situatën.
Po ashtu, që prej orëve të para të mëngjesit, helikopterët e Forcës Ajrore çeke dhe asaj kroate që operojnë nga Baza e Kuçovës janë nisur drejt Gramshit.



